Flash

Sherr për pronën në Kukës, 2 të plagosur, mes tyre një vajzë

Lapsi.al 27 October 2019
Sherr për pronën në Kukës, 2 të plagosur, mes tyre

Një sherr për motive pronësie ka shkaktuar përplasje mes 3 familjeve në Kukës dhe për pasojë 2 persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja në fjalë ndodhi në fshatin Zall-Lusen. Burime zyrtare nga policia thanë se në pranga kanë rënë 3 persona, ndërsa një është shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 3 vëllezër në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në vendin e quajtur Zall-Lusen, për motive pronësie, kanë goditur me mjete të forta, mjete prerëse dhe rrethanore shtetasin me inicialet M. Ç., dhe vajzën e tij, shtetasen G. Ç., të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Fill pas ngjarjes së rëndë të plagosurit janë transportuar në spitalin e Kukësit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Të njëjtat burime sqarojnë se në pranga kanë rënë 3 persona, përkatësisht shtetasit; A. L., 38 vjeç, R. L., 31 vjeç, (vëllezër), dhe D. L., 31 vjeç, banues në fshatin Zall-Lusen. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. L., 36 vjeç.

Ndërkohë, arrestimi i shtetasit D. C., u bë pasi për motive pronësie, pasi ai akuzohet se ka goditur me mjete të forta dhe rrethanore shtetasin me inicialet R. L. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, në bashkëpunim”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI