Flash

Reforma Zgjedhore/ Bardhi: Duhet vullnet politik, nuk mund të bëhet pa opozitën

Lapsi.al 26 October 2019
Reforma Zgjedhore/ Bardhi: Duhet vullnet politik, nuk mund të bëhet pa

Partia Demokratike ka ripohuar gatishmërinë për realizimin e Reformës Zgjedhore, por pret që mazhoranca të tregojë vullnet politik për gjetjen e një konsensusi.

Në një intervistë për emisionin "Kjo Javë" në News 24, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se Reforma zgjedhore nuk mund të jëtë i njërës palë, ose i "kuvendit monist" siç u shpreh pak ditë më parë, por produkt i të gjitha partive politike. "Ne kemi propozuar se si mund të bëhemi bashkë për hapjen e negociatave. Reforma zgjedhore nuk mund të jëtë i njërës palë, por produkt i të gjitha partive politike. Në këtë këndvështrim ne jemi të gatshëm, dhe ne presim palën tjetër të tregojë vullnet politik. Të dyja palët duhet të gjejnë konsensusin për një produkt të caktuar."

 Bardhi foli edhe mbi mbledhjen e opozitë së bashkuar joparlamentare me ekspertë dhe përfaqësues mes radhëve të saj për Reformën Zgjedhore, duke theksuar se kjo e fundit përbën një nga kushtet imediate të vendosura nga Bundestagu gjerman për dhënien e pëlqimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

"Takimi ishte në kuadër të PD dhe të gjithë partitive të opozitës për të dhënë një kontribut të sinqertë të reformës zgjedhore. Realizmi i reformës është një nga kushtet e përcaktuara për hapjen negociatave nga Bundestagu gjerman. Ne propozuam një mekanizëm se si palët duhet të bëhen  bashkë për hapjen e negociatave. Kemi gati platformën tonë mbi financimet e partive politike dhe fushatave zgjedhore dhe administrimin zgjedhor, por është përcaktuar edhe kalendari për çështje e tjera. Ne kemi gati dy nga çështjet, por reforma ka më shumë  se nga këto dy çështje, Ajo që është e rëndësishëm është që palët duhet bëhen bashkë për ta bërë reformën."- tha numri dy i PD-së. ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI