Flash

Albin Kurti zbardh takimin: Rama nuk është për shkëmbim territori, dialogun me Serbinë do e drejtojë unë

Lapsi.al 26 October 2019
Albin Kurti zbardh takimin: Rama nuk është për shkëmbim

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhet për një vizitë në Tiranë, ku mori pjesë edhe në Samitin për Paqen në Evropën Juglindore.

Në një prononcim për mediat, ndërs është pyetur nëse Kosova do ti bashkohet “Shengenit Ballkanik”, për të cilin foli Rama disa ditë më parë, Kurti tha se duhet parë projekti dhe pastaj të vendoset.

“Kjo ngjan më shumë me një ide se projekt. Duhet parë projekti dhe pastaj vendosim”-tha Kurti.

Ndërsa i pyetur në lidhje me raportet me Serbinë, Kurti tha se “Duam marrëdhënie fqinjësore të mira. Dialogun do ta udhëheq unë. Besoj se dialogu do rifillojë para zgjedhjeve në Serbi. Pra që në pranverë, por mos prisni marrëveshje para zgjedhjeve”.

Lidhur me takimin me Edi Ramën, Kurti u shpreh se ishte një takim i gjatë pasi kishin 14 muaj pa u parë.

"Ne jemi njerëz të ndryshëm e politikanë të ndryshëm, po kjo s’na pengon të bashkëpunojmë. Do të vijojmë mbledhjet e përbaahkëta të dy qeverive dhe mbi të gjitha zbatimin e marrëveshjeve. Dialogun Kosovë Serbi do ta drejtoj unë. Kryeministri shqiptar nuk është për shkëmbim territori", tha Kurti.

Lidhur me ministrin e shtetit të përbashkët, propozim ky i Edi Ramës, Albin Kurti tha: Nuk kemi folë për organigramat. As për padinë e Ramës ndaj Haradinajt”

Të këshilluara

Albin Kurti takohet me Edi Ramën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e paralajmëroi takimin me Kurtin mbrëmjen e djeshme gjatë një inter...

18:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI