Flash

Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot për vizitë zyrtare në Tiranë

Lapsi.al 26 October 2019
Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot për vizitë zyrtare

Sot vjen në një vizitë zyrtare në Shqipëri, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ai vjen me ftesë të homologut shqiptar, Ilir Meta.

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00. Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.

Më tej, presidenti i Mqedonisë së Veriut do të takojë kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi

Njëjtë si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut doli e zhgënjyer nga Samiti i Bashkimit Evropian, ku liderët e shteteve anëtarë dolën pa një vendim për hapjen e negociatave për anëtarësim të dy vendeve, pas vetos që vuri Franca.

Maqedonia e Veriut do të mbajë zgjedhje të parakohshme më 12 prill me një qeveri teknike, pasi Zoran Zaev dha dorëheqjen, ndërsa shpalli sërish kandidaturën për kryeministër.

Të këshilluara

Albin Kurti takohet me Edi Ramën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e paralajmëroi takimin me Kurtin mbrëmjen e djeshme gjatë një inter...

18:31

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI