Flash

20-vjeçari shqiptar tentoi të vriste dy bashkëkombas të tij, arrestohet në Itali

Lapsi.al 25 October 2019
20-vjeçari shqiptar tentoi të vriste dy bashkëkombas të

Një shqiptar 20-vjeçar është vënë në prangat e policisë në qytetin e Genovas në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte mundur t'i shpëtonte arrestit shtëpiak, në Rimini, dhe ishte drejtuar drejt një stacioni hekurudhor në një orar që nuk kishte asnjë lëvizje treni. Nxitur nga ky fakt, policët kontrolluan shqiptarin, i cili rezultonte pa dokumente identifikimi.

Ai u shoqërua në komisariatin e Plofer, ku më pas u vërtetua se shqiptari i kishte shpëtuar arrestit shtëpiak, pasi ishte dënuar për tëntativën e vrasjes së dy bashkëkombasve të tij.

Më pas u bë arrestimi i tij dhe dërgimi në burgun e Marassit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI