Flash

Eksperti gjerman paralajmëron të dërguarin e Trump: BE-në e ke kundër nëse do të merresh me idenë e shkëmbimit të territoreve në Kosovë

Lapsi.al 26 October 2019
Eksperti gjerman paralajmëron të dërguarin e Trump: BE-në e

Eksperti gjerman Bodo Weber në një intervistë për Gazetën Express, përveç problemeve të brendshme me të cilët po përballet BE-ja, dhe mos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ka folur edhe rreth dialogut Kosovë Serbi, dhe mundësisë së kthimit të idesë së korrigjimit të kufijve.

Bodo Weber ka folur rreth asaj nëse Gjermania do të mbetet e vetme si fuqi në Evropë kundër idesë së korrigjimit të kufijve marrë parasysh mospajtimet aktuale me Francën e cila asnjëherë nuk ka shfaqur një qëndrim përfundimtar për kufijtë, dhe momentumit të krijuar me caktimin e Përfaqësuesit Special të Trumpit, Richard Grenell, për të cilin thuhet se do të provojë të shtyjë përpara idenë e korrigjimit të kufijve.

Weber thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, meqenëse një shumicë e madhe e shteteve të BE-së në një periudhë për më shumë se një vit, janë kundër idesë së rrezikshme të shkëmbimit të territoreve.

“Presidenti Makron më 20 Prill në Samitin e Berlinit e ka kuptuar përfundimisht se për çfarë bëhet fjalë, dhe ka folur kundër ‘zgjidhjeve’ etnike-territoriale. Dhe për afro një muaj ne do të kemi një Përfaqësues të Lartë, Borell, i cili është fuqishëm kundër idesë së shkëmbimit të territoreve. Edhe nëse Grenell seriozisht tenton të shtyjë përpara një ide për shkëmbim të territoreve, SHBA- vetëm, kundër gjithë BE-së, nuk do të jenë në gjendje që të realizojnë me sukës një ide të tillë të rrezikshme”, ka përfunduar Bodo Weber.

Të këshilluara

Albin Kurti takohet me Edi Ramën

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është takuar me kryeministrin Edi Rama. Ky i fundit e paralajmëroi takimin me Kurtin mbrëmjen e djeshme gjatë një inter...

18:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI