Flash

Si dështoi operacioni dje në Portin e Durrësit për të zbuluar drogën (Detajet)

Lapsi.al 26 October 2019
Si dështoi operacioni dje në Portin e Durrësit për të

Mbi 380 forca Policie të ardhur nga Tirana, Shkodra dhe Fieri kanë mësyrë dje portin më të madh në vend, atë të Durrësit. Në operacion u angazhuan 10 qen antidrogë si dhe dy dronë për të parandaluar çdo dështim të aksionit për zbulimin e drogës që mund të fshihej në ambientet e brendshme të portit.

Por, rezultati i aksionit ishte një dështim spektakolar, pasi nga kontrolli i mbi 100 kontenierëve dhe 65 magazinave nuk u gjet asgjë e paligjshme përveç një pistolete zhurmuese apo targa false automjetesh. Operacioni “Porti i Pastër”, sipas Policisë synon kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexhave apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinimin e qarkullimit të automjeteve. “380 forca policore, kryesisht të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës e të Policisë Kufitare ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e portit.

Në operacionin e kontrollit u përdorën edhe 10 qen antidrogë si dhe 2 dronë. U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona”, bëhet e ditur nga Policia e Shtetit./ Panorama

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI