Flash

Itali, kapet shqiptari që rrahu gruan

Lapsi.al 22 October 2019
Itali, kapet shqiptari që rrahu gruan

Një 40-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.

Policia raporton se shqiptari u arrestua pas denoncimit të një komshiu, i cili kishte dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë, pasi burri e kishte dhunuar.

Gruaja, po ashtu shqiptare ishte gjakosur në fytyrë dhe kishte vrapuar në rrugë për të kërkuar ndihmë. Në rrugë ishte gjendur një ambulancë, e cila e kishte marrë dhe e kishte transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Në deklaratën dhënë për policinë, gruaja kishte deklaruar se kishte vuajtur me muaj ngacmimet dhe dhunën e burrit dhe e gjitha kjo për hir të fëmijëve të saj ende të mitur.

Në përfundim të hetimeve shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burg.

Të këshilluara

KLP mblidhet të premten për SPAK-un

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të zhvillojë të premten mbledhjen për konstituimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, e njohur si SPAK. Në mbledh...

15:06

Familja më e madhe në Angli me 22 fëmijë

Çifti Radfort nga fashti i vogël Lancashire në Angli kanë 21 fëmijë dhe tani pritet që të bëhen prindër për hërë të 22-të. Në nëntor 2018, pas lindjes së fëmij...

14:34

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI