Flash

Basha i përgjigjet Ramës. Citon Merkel, Macron dhe Rutte: Shqipëria nuk na bindi për një vendim unanim

Lapsi.al 22 October 2019
Basha i përgjigjet Ramës. Citon Merkel, Macron dhe Rutte:

Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë vijuar edhe sot përplasjen në distancë për procesin e integrimit. Kryeministri Rama e vuri përballë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili kur ka qenë në opozitë, shprehej se nuk kishte luftuar asnjëherë kundër negociatave.

Menjëherë pas deklaratës së Ramës, vjen edhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili sjell në vëmendje deklaratat e disa liderëve të vendeve të BE, si Angela Merkel e Gjermanisë, Emmanuel Macron i Francës, Mark Rutte i Holandës dhe ministres për Çështjet Evropiane, Tytti Tuppuraine, të cilët thonë se Shqipëria nuk i bindi për një vendin unanim në KE. (Citimet poshtë) 

Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën. Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët”, shkruan Basha.

Tekstet e plota të citimeve të liderëve europiane: 

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel: Shqipëria nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim.

“Maqedonia e Veriut ka bërë shumë sa i përket hapjes së negociatave. Ndryshimi i emrit ka qenë një progres i madh, edhe Shqipëria ka bërë progres, por nuk na ka bindur që të marrim një vendim unanim.”

Presidenti i Francës, Emanuel Macron: Shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë te gjerë që Maqedonisë së Veriut ti hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim.

Kryeministri i Hollandës, Mark Rutte: Pyesim veten sa progres është arritur dhe me Shqipërinë kemi më shumë shqetësime.

“Ne, si shumë vende të tjera ende jemi të shqetësuar – diçka më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Pyesim veten se sa ka shkuar progresi në Shqipëri dhe, pikërisht këtu, kemi më shumë shqetësime.”

Tytti Tuppurainen, Ministre e Finlandës për Çështjet Europiane: Diskutuam edhe ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

“Përdorëm të gjitha mundësitë për t’i ofruar diçka Ballkanit Perëndimor, përfshi dhe ndarjen e dy vendeve, sepse shumica ishin të parimit se vendet duhen vlerësuar në bazë të meritës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI