Flash

Banorët e alarmuar njoftojnë policinë. Kapet në flagrancë 47-vjeçari që po qëllonte me armë

Lapsi.al 22 October 2019
Banorët e alarmuar njoftojnë policinë. Kapet në

Banorët në Derven të Krujës janë alarmuar pasi kanë degjuar të shtëna me armë zjarri.

Kanë telefonuar për ndihmë policinë, e cila ka ndërhyrë në kohë dhe ka arrestuar autorin, një burrë 47-vjecar qe po qëllonte në ajër me armë zjarri.

“Në numrin 112 të Komisariatit të Policisë Krujë kanë ardhur telefonata nga banorët e fshatit Derven se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër. Menjëherë shërbimet e Policisë Krujë janë nisur në drejtim të adresës së dhënë, ku shtetasi që qëllonte me armë zjarri në ajër u largua sapo pa forcat e Policisë”- njofton policia.

Pas krehjes së zonës dhe bashkëpunimit me banorët, Policia lokalizoi, kapi dhe arrestoi në flagrancë shtetasin: A. S., 47 vjeç, banues në fshatin Derven, Krujë.

Gjithashtu Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe disa fishekë luftarakë.

Të këshilluara

Policia rrugore pezullon 320 patenta

Policia Rrugore, gjatë javës, ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrug...

17:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI