Flash

Gjykata Speciale thërret në Hagë ish-komandantin e përgjithshëm të UÇK-së

Lapsi.al 21 October 2019
Gjykata Speciale thërret në Hagë ish-komandantin e

Azem Syla njëri prej figurave që ka themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e që për një kohë ka qenë edhe komandant i përgjithshëm i saj është ftuar në Hagë

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Sylës, Besnik Berisha. “Po, është e vërtetë”, ka thënë Berisha kur është pyetur se a i ka ardhur Sylës ftesë nga Haga.

Kujtojmë se sot ka ardhur edhe një tjetër ftesë nga Specialja. Bëhet fjalë për ish-eprorin e lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish agjentin e SHIK-ut, Naim Miftarin.

Ai është ftuar nga Tribunali Special në cilësinë e dëshmitarit dhe do të intervistohet për tri ditë rresht në Hagë. E ftesës Miftari i është përgjigjur pozitivisht. Ai ka deklar5uar se nuk e ka problem edhe po të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit, pasi luftën e UÇK-së e vlerëson të drejtë

Miftari ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se do të “mbikëqyret” nga një avokat nga Britania, ndërsa Gjykatën Speciale e cilëson si të padrejtë.

“Të dashur miq, ju njoftoj se javën e ardhshme do të udhëtojë drejtë Holandës. Gjykata Speciale Ndërkombëtare me seli në Hagë, me ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit, për krimet e Luftës në Kosovë. Marrja në pyetje do të zgjatë tre ditë. Do të jem i gatshëm të përgjigjem pa kurfar problemi edhe «si i dyshuar», nëse një gjë të tillë e kërkon gjykata, pasi unë gjatë luftës isha pjesëtarë dhe epror në strukturat e UÇK-së dhe jam shum krenar për kët dhë për at kohë”, ka shkruar Miftari.

Ndërkaq vetëm gjatë javës së kaluar, tetë ish komandantë dhe pjesëtarë të UÇK-së kanë bërë të ditur se janë ftuar për intervistim nga Specialja, ndërkohë që deri më tash, numri i përgjithshëm i të ftuarve për intervistim nga kjo gjykatë ka arritur mbi 100./ Express

Të këshilluara

Policia rrugore pezullon 320 patenta

Policia Rrugore, gjatë javës, ka proceduar penalisht 67 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrug...

17:29

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI