Flash

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Misioni i BE vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Të organizuara mirë dhe transparente

Lapsi.al 8 October 2019
Misioni i BE vlerëson zgjedhjet në Kosovë: Të organizuara

Kryesuesja e Misionit të Bashkimit Evropian për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel, tha se zgjedhjet e 6 tetorit kanë qenë të organizuara mirë dhe transparente, ndërsa procesin e votimit dhe numërimit të votave e vlerësoi pozitivisht.

Sipas saj, fushata zgjedhore ishte e gjallë dhe konkurruese në pjesën më të madhe të Kosovës.

Ambienti i fushatës në trevat e banuara me serbë të Kosovës u cenua nga frikësimi që i vuri në shënjestër kandidatët dhe përkrahësit që nuk ishin rreshtuar me Listën Serbe”, tha Viola von Cramon-Taubadel në një konferencë për media në Prishtinë.

Sipas saj, ndër të metat e këtij procesi ka qenë keqpërdorimi i resurseve publike dhe mungesa e transparencës në kuptimin e financimit të fushatave, e cila ka kushtëzuar garë të pabarabartë në tërë Kosovën.

Por, Cramon-Taubadel e lavdëroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për transparencë në punë dhe për përgatitjet zgjedhore brenda një kohe të shkurtër.

Zgjedhjet janë shpallur disa javë pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, më 19 korrik.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të 6 tetorit e kanë nxjerrë fituese Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Të këshilluara

Lamtumirë Albin opozitari!

Lamtumirë Albin opozitari! I dashur Albin, Me fitoren tënde dhe të LVV-së në këto zgjedhje Kosova megjithatë humbi diçka të madhe. E humbi një opozitë e n...

21:44

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI