Flash

Kosovë/ Si janë ndarë deputetët? Kush do qeverisi në koalicion?

Lapsi.al 7 October 2019
Kosovë/ Si janë ndarë deputetët? Kush do qeverisi në
Sipas rezultateve të botuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 25,56 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës është në vendin e dytë me 24,87 për qind ndërsa PDK-ja e cila ka pranuar humbjen dhe shkuarjen në opozitë renditet e treta me vetëm 166 mijë e 9 vota. Bazuar në këtë rezultat aktual, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvend me 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 dhe AAK-ja e Haradinajt vetëm 14.
Koalicioni NISMA-AKR i Behgjet Pacollit me Fatmir Limajn, sipas rezultateve të deritanishme nuk ka arritur të kalojë pragun, duke ngushtuar kështu matematikat për një koalicion të mundshëm qeverisës shkruan GazetaExpress.
Lëvizjes Vetëvendosje si forcë e parë i mbeten vetëm dy mundësi për koalicion, LDK-ja dhe AAK-ja, duke qenë se me PDK-në janë deklaruar që nuk bëjnë marrëveshje. Nwse LDK nu pranon atehere ajo do te kerkoje bashkeqeveisje me partine e Ramush Haredinajt dhe deputetet e minoriteteve qe gjithashtu mund ta bejne shumicen e domosdoshme prej 61 deputetësh. Por ky do te ishte nje kabinet me i dobet, me mazhorance te lekundshme dhe per te aritur deri ketu Albin Kurti duhet te praojne qe qeveria e tij te mbahet ne kembe edhe nga vota jo shqiptare. Prandaj lideri i Vetvendosjes ka vetem nje obsion te pare... Albin Kurti në orët e vona të mbrëmjes në një intervistë për T7 ka thënë se partisë së parë që do t’i trokasë sot në derë për koalicion do të jetë LDK-ja kandidatja e së cilës për kryeministre, Vjosa Osmani (djathtas ne foton lart) është prononcuar disa herë prerë: "Ne nuk bëjmë koalicionmePDK-në". Osmani pati deklaruar gjithashtu në emisionin Presing: “Shumë e thjeshtë, kush i fiton zgjedhjet e fiton pozitën e kryeministrit". Duke u nisur nga fakti se brenda partisë së dytë, LDK, ka edhe shumë zëra që nuk e duan koalicionin me Vetëvendosjen thuhet se kësaj partie albin Kurti do ti ofrojë poste të rëndësishme në qeveri, madje dhe një partneritet më të gjatë. Mendojhet se Vjosa Osmani do ti ofrohet vendi i kryeparlamentares, ose ai i shefes së diplomacisë me kushtin që pas një viti ajo të jetë edhe kandidate e përbashkët e koalicionit, për presidente republike në vend të Hashim Thaçit.

Berat Buzhala: Albin Kurti Kryeministër, çdo skenar tjetër e çon vendin në dhunë

Të këshilluara

Erdogan flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Recep Tayyip Erdogan u shpreh se arritja e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi kyçe për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Ballkan dhe se marr...

16:05

Tërmeti i fortë godet Italinë

Frikë e madhe në Catanzaro te Italise, ku këtë mëngjes toka është tronditur dy herë brenda dy minutave nga termeti. Tërmeti i parë me magnitude 4,0 ndodhi në...

12:46

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI