Flash

Tërmeti i fortë godet Italinë

Lapsi.al 7 October 2019
Tërmeti i fortë godet Italinë

Frikë e madhe në Catanzaro te Italise, ku këtë mëngjes toka është tronditur dy herë brenda dy minutave nga termeti.

Tërmeti i parë me magnitude 4,0 ndodhi në 8.11. Epiqendra ishte ne Caraffa ne Catanzaro. Nderkohe qe goditja e dyte me magnitude madhësi 2.0, u ndje në 8.13 të mëngjesit, një kilometër nga Caraffa ne thellesi 21 kilometra.

Mediat italiane raportojne se nuk ka lendime, por shume panik. Per pasoja jane evakuuar shkollat dhe njerezit kane vrapuar neper rruge.

Pas tërmetit të parë trafiku hekurudhor ne disa rajone është pezulluar, si masë paraprake, ne menyre qe ekspertet te beje nje verifikim te gjendjes infrastrukturore.

Linja te pezulluara jane: Lamezia Terme Centrale-Catanzaro; ne Crotone-Roccella eshte pezulluar seksioni Simeri-Soverato; në linjën Paola-Rosarno trafiku i pezulluar mes Nocera dhe Vivo Valentia.

terremoto-catanzaro3-625x350

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI