Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ BBC: Partitë e opozitës shpallin fitoren

Lapsi.al 7 October 2019
Zgjedhjet në Kosovë/ BBC: Partitë e opozitës shpallin

Gjiganti televiziv BBC i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të jashtëzakonshme që të dielën u mbajtën në Kosovë. Zgjedhjet në Kosovë nuk kaluan pa marrë vëmendjen e medieve botërore. Është edhe gjiganti televiziv BBC që i ka kushtuar një artikull zgjedhjeve të jashtëzakonshme që të dielën u mbajtën në Kosovë.

BBC në artikullin e saj thotë se partitë opozitare e kanë shpallur fitoren pas dorëheqjes së ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili u ftua nga Gjykata Speciale, transmeton lajmi.net.

 Shkrimi nga BBC:

Partitë e opozitës pretendojnë numrin më të madh të votave në zgjedhjet e përgjithshme të Kosovës. Vetëvendosja parti e qendrës së majtë dhe Lidhja Demokratike parti e qendrës së djathtë (LDK) pritet që secili të fitojë rreth 25% të votave.

Zgjedhjet u thirrën në korrik kur Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për t’u përballur me marrjen në pyetje nga një gjykatë për krime lufte në Hagë. Ato ishin zgjedhjet e katërta që kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008.

Serbia nuk e njeh vendin dhe me Rusinë e ka bllokuar atë të bëhet anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe organeve të tjera ndërkombëtare. Në bisedimet para votimit, Vetëvendosje dhe LDK nuk arritën të bien dakord për formimin e një koalicioni.

Të dy palët premtojnë të trajtojnë papunësinë dhe të luftojnë krimin dhe korrupsionin. Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se do të “trokiste në derën e LDK” të hënën për të filluar negociatat.

  • foto galeri

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI