Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Kryevëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit në Kosovë deri tani pa probleme

Lapsi.al 6 October 2019
Kryevëzhguesja e BE-së: Procesi i votimit në Kosovë deri

Viola von Cramon-Taubadel, kryesuesja e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, ka vizituar disa nga qendrat t votimit në Prishtinë, nga ku është shprehur se procedurat e hapjes së qendrave të votimeve, kanë shkuar pa probleme.

Disa incidente të vogla kanë ndodhur, por sipas saj, në përgjithësi procedurat në orët e para të votimit kanë vazhduar pa problem.

Nga Fakulteti Filologjik i Universitetit të Prishtinës, kryesuesja e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve nga BE, ka thënë se gjatë ditës do të ketë më shumë vëzhgim dhe se procesin e votimit do ta mbulojnë gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve.

“I kemi disa incidente të vogla, por në përgjithësi të gjitha procedurat,  prej asaj se çfarë kemi vëzhguar kanë shkuar mirë,  nuk ka pasur ndonjë problem…. Unë mendoj  se një ose dy votues nuk  ishin në vendvotimet e duhura, ose ndonjë gjë e tillë, mirëpo nga ajo se çfarë kemi vëzhguar rreth 98 përqind është duke shkuar mirë dhe pa probleme . I kishim 30 ekipe për hapjen  e vendvotimeve  dhe do t’i kemi 58 ekipe në teren  për tërë ditën”, ka thënë  Cramon-Taubadel.

Ajo ka thënë se procesi duket i qetë, por që sipas saj është herët të flitet meqë kanë kaluar vetëm pak orë që kur janë hapur qendrat e votimit.

Megjithatë, vëzhguesja e Bashkimit Evropian theksoi se nuk ka ndonjë indikacion që mund t’i shqetësojë.

Të këshilluara

Fier, mbytet në Vjosë një 35-vjeçar

Viktima është rreth 35 vjeç dhe trupi i tij është gjetur i dekompozuar. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar henja dhune apo dëmtime në trupin e tij. Vikt...

15:44

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI