Flash

“New York Times”: Pse Shqipëria është përfshirë nga protesta të dhunshme

Protestat e studentëve në Shqipëri janë kthyer në të dhunshme, ndërsa janë shtuar thirrjet për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Kundërshtimi ndaj një projekti për një resort luksoz, që lidhet me Jared Kushner-in, është ndërthurur me pakënaqësinë në rritje lidhur me korrupsionin dhe koston e jetesës.

21:02

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë

Lapsi.al 6 October 2019
Çfarë duhet të dini për zgjedhjet e sotme parlamentare

Qytetarët anembanë Kosovës do t`i drejtohen sot kutive të votimit në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1,937,869, ndërkaq numri i Qendrave të Votimit është 895 si dhe janë 2 mijë e 547 Vendvotime.

Kurse, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e sotme është 111 mijë e 733 votues. Gjithsej 25 subjekte politike janë në garë për të siguruar ulëse në përbërjen e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Bazuar në listat e kandidatëve për deputetë të të gjitha subjekteve politike, në garë për ulëset në Kuvendin e Kosovës janë gjithsej 1070 kandidatë, njofton Klan Kosova.

Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, 20 nga të cilat janë të garantuara për komunitetet joshumicë, përkatësisht 10 për komunitetin serb dhe 10 të tjera për komunitetet joserbe.

Numri i vëzhguesve të akredituar për këto zgjedhje është mbi 34 mijë. Votimet e sotme pasuan dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit për shkak të ftesës për intervistim që i erdhi nga Gjykata Speciale më 19 korrik.

Të këshilluara

Fier, mbytet në Vjosë një 35-vjeçar

Viktima është rreth 35 vjeç dhe trupi i tij është gjetur i dekompozuar. Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar henja dhune apo dëmtime në trupin e tij. Vikt...

15:44

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI