Flash

Shijak, pranga 40-vjeçarit të dënuar për vrasje

Lapsi.al 8 October 2019
Shijak, pranga 40-vjeçarit të dënuar për vrasje

Një 40-vjeçar i dënuar për vrasje ka përfunduar në pranga të policisë në qytetin e Shijakut.

Ai po qarkullonte me armë me vete mes të qytetit. Raportohet se policia ka ndërhyrë për të kontrolluar automjetin e 40-vjeçarit,  G. B., banues në Shijak, i cili më pas ka braktisur makinën dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur menjëherë

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “Magnum 2”. Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje.

Në pranga 40-vjeçari, i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Durrës, në vijim të punës së tyre për rritjen e parametrave të sigurisë së komunitetit në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas, i cili qarkullonte me një automjet mbante armë zjarri me vete kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Magnum 2”.

Në kuadër të operacionit, duke marrë parasysh rrezikshmërinë e personit, u ngritën pika kontrolli grackë dhe u bë i mundur identifikimi i automjetit me të cilin lëvizte personi i dyshuar.

Në momentin që Policia ka ndërhyrë për të ndaluar ndaluar automjetin, 40-vjeçari G. B., banues në Shijak ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur edhe armën e zjarrit në tokë, por është kapur dhe prangosur në flagrancë nga shërbimet e policisë, të cilat kishin ngritur perimetër sigurie për të mos lejuar largimin e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve  dhe municioneve luftarake’’ dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, me 13 fishekë luftarakë dhe automjeti tip Benz.

Shtetasi G. B. është person me rrezikshmëri të lartë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe ka qenë i dënuar më parë me 15 vite burg për veprën penale “Vrasja me dashje”, ngjarje e ndodhur në vitin 1997.

Të këshilluara

Lamtumirë Albin opozitari!

Lamtumirë Albin opozitari! I dashur Albin, Me fitoren tënde dhe të LVV-së në këto zgjedhje Kosova megjithatë humbi diçka të madhe. E humbi një opozitë e n...

21:44

Erdogan flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Recep Tayyip Erdogan u shpreh se arritja e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi kyçe për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Ballkan dhe se marr...

16:05

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI