Flash

Mafia shqiptare kontrollon biznesin e prostitucionit në Itali

Lapsi.al 7 October 2019
Mafia shqiptare kontrollon biznesin e prostitucionit në Itali

Mafia shqiptare kontrollon biznesin e trafikut të prostitucionit në Itali.

Ky është një nga konkluzionet e arritura nga investigimi i gazetarëve të së përditshmes italiane "La Stampa".

Në një material të publikuar sot me titullin "Duart e Mafias shqiptare në rrugë. Janë 120 mijë skllave seksi". E përditshmja italiane informon se biznesi i përfitimit nga shfrytëzimi i prostitucionit në Itali ka kapur vlerën e 4 miliardë euro në vit, me një rritje prej 28% gjatë 10 vjeçarit të fundit.

Në rrugët italiane përllogariten të jenë rreth 120 mijë vajza e gra, të huaja e italiane që shfrytëzohen nga padronët e tyre duke punuar si prostituta, e ofruar shërbim seksi rreth 3.5 milionë klientëve, frekuentues të përhershëm o të rastësishëm të tyre.

"La Stampa" zbardh mekanizmin e rekrutimin të vajzave që shfrytëzohen për të punuar si prostituta nga grupe kriminale gjithmonë e më të dhunshme në territorin italian siç janë mafia shqiptare e ajo nigeriane.

"Mafia shqiptare ka një shtrirje kapilare të kontrollit të biznesit të prostitucionit në të gjithë Italinë. Kontrolli i tyre është sa vjen e më i fortë e komplet", shkruan e përditshmja italiane.

"Është një organizim kriminal çdo vit e më i pashpirtë e efikas."

Padronët e seksit e përditshmja italiane i quan "lover boy" që shtiren të dashuruar, emigrantë në Itali e që fejohen në vendin e tyre të origjinës me vajzën e radhës. Pas mbërritjes në Itali e hedh të dashurin e tij në rrugë e bëhet padroni i saj duke e shfrytëzuar si skllave seksi.

Fillimisht këto grupe kriminale mjaftoheshin me një, dy o tre vajza, ndërsa tani janë specializuar me teknikat e manipulimet duke administruar dhjetëra vajza njëherësh që i garantuan një fitim gjithnjë e më rritje.

Statistikat e skllaveve të seksit në Itali janë preokupuese, por janë vetëm veç shifra për autoritetet, shkruan La Stampa.

Kush i shfrytëzon rrezikon një dënim deri në 2 vite burg por që në gjykim të shkurtuar shkon në 16 muaj.

"Të burgosurat e "djemve te dashuruar" janë në sytë e kujtdo që ecën në rrugët ku praktikohet prostitucioni. E megjithatë janë të padukshme. "

Media italiane thekson se ato duhen quajtur viktima të trafikut të qenieve njerëzore e dënimi i padronëve të tyre duhet të jetë me i rëndë nga 6 deri në 12 vite burg."

La Stampa shkruan se klanet mafioze shqiptare kontrollojnë viktimat e prostitucionit kryesisht nga vendet e Evropës Lindore si Bullgaria, Shqipëria, Ukraina etj.

Prostitutat shqiptare përbëjnë 1.67 % të tyre e renditen pas atyre me kombësi nigeriane e rumune. Por në kurthin e "lover boys" bien dhe vajza italiane.

60 % e prostitutave ne Itali janë të huaja, 37% e prostitutave janë minorene. 60 % shfrytëzohen në rrugë, 20 % online e 40 % në qendra estetike, në apartamente e lokale të natës.

Çmimi i një prostitute në Itali shkon nga 500 euro për eskortat ekstraluksoze në 30 euro për ato në rrugë.

Në çdo 10 prostituta, 9 prej tyre janë viktima të shfrytëzuar nga mafia e prostitucionit./ Ora

Të këshilluara

Erdogan flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Recep Tayyip Erdogan u shpreh se arritja e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi kyçe për stabilitetin dhe paqen afatgjate në Ballkan dhe se marr...

16:05

Tërmeti i fortë godet Italinë

Frikë e madhe në Catanzaro te Italise, ku këtë mëngjes toka është tronditur dy herë brenda dy minutave nga termeti. Tërmeti i parë me magnitude 4,0 ndodhi në...

12:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI