Flash

Shtimi i konkurrencës, ulen çmimet e biletave të avionëve drejt Italisë

Lapsi.al 2 October 2019
Shtimi i konkurrencës, ulen çmimet e biletave të avionëve

Hyrja e Air Albania, që e ka çuar në katër numrin e operatorëve që ofrojnë fluturime drejt Italisë, ka ndikuar në uljen e çmimeve të biletave të avionëve drejt destinacionit më të frekuentuar nga shqiptarët. Një biletë vajtje-ardhje mund të gjesh nëse e prenoton një muaj përpara edhe më pak se 100 euro.

Sipas një kërkimi në faqet përkatëse të internetit, drejt tre destinacioneve që ka më shumë fluturime, Roma, Milano e Bolonja, nëse prenoton sot për një biletë vajtje-ardhje rreth datave 4 dhe 7 nëntor, mund të besh bileta dhe me 90 euro.

Destinalcioni më i lirë është Bolonja, që me Air Albania kushton 88.6 euro (vajtje-ardhje). Me Fly Ernest, Bolonja është 107 Euro dhe me Blue Panorama, gati 122 euro.

Drejt Romës, më e lira është Fly Ernest, me gati 92 euro. Me Air Albania, kryeqyteti është i arritshëm për 99 euro. Më të shtrenjta janë AlItalia dhe Blue Panorama/Alba Wings me rreth 130 euro.

Për më Milano, biletat luhaten mes 107 dhe 100 euro, vajtje-ardhje për të njëjtat data.

Air Albania filloi nga 30 shtatori fluturimet direkte drejt tre destinacioneve, Romë, Milano, Bolonja. Teksa ka çmime të krahasueshme, Air Albania ka të përfshira në çmim dhe ushqimin dhe bagazhin (30 kg).

Italia, destinacioni kryesor i fluturimeve

Italia është destinacioni kryesor i fluturimeve nga Shqipëria. Në total, gjatë vitit 2018, sipas të dhënave nga Tirana International Airport (TIA), pasagjerët nga dhe drejt Italisë ishin gati 1.56 milionë, ose 59% e totalit.

Destinacioni kryesor ku udhëtohet nga dhe drejt Rinasit vijon të jetë Roma, me 329 mijë pasagjerë në 2018-n, me rritje prej 1.8% me bazë vjetore. Roma shërben jo vetëm si destinacion direkt, por edhe si tranzit për të udhëtuar në Europë dhe jashtë saj.

Destinacioni i dytë është Milano, me 283 mijë pasagjerë, me rritje 6% në raport me një vit më parë. I treti është Bergamo (që është afër Milanos), me 143 mijë pasagjerë (rritje 15%).

Më pas renditen vero (142 mijë), Bolonja (140 mijë), Piza (138 mijë), Venecia (94 mijë).

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Aviacionit Civil (ACA), në muajin qershor, Alba Wing dhe Blue panorama zotëronin së bashku 22% të tregut të fluturimeve, Ernest Airlines 16%, AlItalia kishte 7% të tregut. Të gjithë operatorët drejt Italisë zunë 45% të totalit. Pesha e Italisë ka ardhur në rënie, për shkak të zgjerimit të hartës së destinacioneve drejt shteteve të tjera, e nxitur dhe nga fluturimet charter nga shtete të tilla si Polonia, apo Norvegjia, që po sjellin turistë në Shqipëri. /monitor

Të këshilluara

Vrasja në Lushnje, vjen reagimi i policisë

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të...

09:03

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI