Flash

I dënuar për prostitucion, shqiptari arrestohet pas disa kohëve në arrati

Lapsi.al 1 October 2019
I dënuar për prostitucion, shqiptari arrestohet pas disa kohëve

Një shqiptar në Itali u arrestua nga karabinierët, në kohën që ishte duke ngrënë mëngjes. Shqiptari u arrestua, pasi ishte disa kohë në kërkim policor.

Karabinierët e stacionit Castellanza arrestuan një 45-vjeçar shqiptar me shumë akuza, këtë mëngjes të 1 tetorit. Ai ishte dënuar nga gjykata për prostitucion dhe marrja të sendeve të vjedhura, shkruajnë mediat italiane.

45-vjeçari ishte dënuar me burg me një urdhër-arrest të lëshuar nga ana e Prokurorit të Përgjithshëm i Milanos (Zyra e Ekzekutimit Penal). Ai ishte dënuar me 8 vjet e 4 muaj burg, si dhe një gjobë prej 234 mijë euro.

Shtetasi nga Shqipëria ishte dënuar për veprat penale të lart-cituara në vitin 2000, kur ai kishte ushtruar aktivitetet kriminal ndërmjet Milanos dhe Castellanzas.

Karabinierët e stacionit policor të Castellanzas e kishin gjurmuar shqiptarin për disa javë, pasi ata kishin vërejtur makina të dyshimta që endeshin rreth shtëpisë së burrit gjatë një shërbimi patrullimi normal.

Policët vunë re se banesa më herët nuk ishte banuar, ndërsa kohët e fundit te ajo hynin dhe dilnin njerëz. I arrestuari, 45-vjeçari u burgos në burgun Busto Arsizio dhe u vendos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

Përpos shqiptarit, karabinierët e Castellanzas kanë arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim, pasi ishte dënuar nga gjykata me 8 vjet burg për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. I dyshuari prej kohësh jetonte në arrati dhe tashmë u arrestua për të vuajtur dënimin.

Të këshilluara

Vrasja në Lushnje, vjen reagimi i policisë

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të...

09:03

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI