Flash

Vrasja në Lushnje, autorët përdorën makinën e çiftit që grabitën në Tiranë

Lapsi.al 1 October 2019
Vrasja në Lushnje, autorët përdorën makinën e

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja që tronditi sot Lushnjën dhe jo vetëm, ku 35-vjeçari Besnik Hida u qëllua me breshëri automatiku. , akina që përdorën vrasësit sot në Lushnjë dhe më pas e dogjën atë në lagjen ‘Sarave’, pranë autostradës, i ishte grabitur një çifti në Unazën e Re.

Grabitja e makinës ndodhi mbrëmjen e të martës në autostradën Tiranë –Durrës, pranë “Casa Italias’.

Siç u raportua më herët për këtë ngjarjen, dy persona te maskuar dhe të armatosur pasi dhunuan çiftin dhe nën kërcënimin e armës u morën atyre automjetin tip “Fiat”.

Pas hetimeve të policisë në vendin e ngjarjes, u konstatua se makina e djegur ishte pikërisht ajo e çiftit të grabitur në Tiranë. Aktualisht nuk dihen autorët e grabitjes së mjetit, si dhe vrasësit e Hidës, ndërsa policia po heton lidhur me ngjarjen. Ndërkohë ekspertë të kriminalistikës kanë bërë këqyrjen e mjetit të djegur, për të marrë prej aty mostra për t’i ekzaminuar në laboratorin shkencor për të parë për ndonjë gjurmë të mundshme, që të çoj në identifikimin e autorëve.

Të këshilluara

Vrasja në Lushnje, vjen reagimi i policisë

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të...

09:03

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI