Flash

“Dosja e pronave”, detaje nga arrestimi i drejtorit të Kadastrës në Durrës

Lapsi.al 1 October 2019
“Dosja e pronave”, detaje nga arrestimi i drejtorit të

Policia ka vënë në pranga drejtorin e Kadastrës në Durrës, Liridon Pula. Arrestimi i tij është bërë mesditën e sotme në zyrën e tij, pasi gjykata ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg”. Ai dyshohet për abuzime me regjistrimin e pronave.

Sipas të dhënave të deritanishme nga Krimi Ekonomik, dyshohet se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet. Sipas burime konfidenciale, hetimet e drejtuara nga Prokurori Arjan Ndoja, janë në kuadër të hetimit që pak ditë më parë vunë në pranga dhe nëndrejtoreshën e këtij institucioni, Lusiana Kola, e cila u la nga gjykata me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Ndërkohë që në kërkim është shpallur ish-drejtori i ALUIZNI-t për Durrësin, Flamur Gjuzi.

Këta zyrtarë të lartë, si edhe disa vartës të tyre, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën nëpërmjet legalizimit dhe regjistrimit të një numri të konsiderueshëm pronash në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Pulës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale

“Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vrasja në Lushnje, vjen reagimi i policisë

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen "Skënder Libohova" Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të...

09:03

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI