Flash

U zhduk pranë Karaburunit, gjendet trupi i pajetë i 60-vjeçarit

Lapsi.al 26 September 2019
U zhduk pranë Karaburunit, gjendet trupi i pajetë i 60-vjeçarit

Pas disa orësh kërkime të nisura mëngjesin e sotëm, polumbarët e Forcës Detare kanë gjetur trupin e pajetë të peshkatarit të zhdukur prej mbrëmjes së kaluar në Vlorë. Ministria e Mbrojtjes njofton se trupi është gjetur 20 metra larg bregut.

Peshkatari 60-vjeçar u zhduk mbrëmjen e kaluar pranë vendit të quajtur “Raguna 1” në Karaburun ku kishte hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive. Mbrëmjen e kaluar kërkimet u ndërprenë për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe rifilluan mëngjesin e sotëm nga Stacioni i Policisë së Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbaret.

Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur dje.

Shtetasi M.A., 60 vjeç, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga polumbarët e Forcës Detare”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI