Flash

Nisin së shpejti aplikimet për lotarinë amerikane, ambasada nxjerr datën: Këshilla e parë

Lapsi.al 26 September 2019
Nisin së shpejti aplikimet për lotarinë amerikane, ambasada

Nisin së shpejti aplikimet për lotarinë amerikane. Ambasada amerikane siç është bërë traditë tashmë, ka publikuar sot datën kur nisin zyrtarisht aplikimet dhe afatin sa zgjasin.

Aplikimet nisin më 2 tetor dhe do të vazhdojnë deri më 5 nëntor. Bëhet fjalë për më shumë se 4 javë kohë kur shqiptarët mund të aplikojnë për lotarinë amerikane.

Ndërkohë ambasada jep edhe këshillën e parë për të gjithë ata që duan të aplikojnë për këtë lotari.

“??️ | Regjistrimet për Programin e Lotarisë DV-2021 do të jenë nga 2 tetor, ora 18:00 deri më 5 nëntor 2019, ora 17:00! Vazhdoni të na ndiqni në Facebook për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Këtu mund t’i gjeni udhëzimet: https://bit.ly/2l7myjg”, shkruan Ambasada amerikane në “Facebook”.

Us

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI