Flash

Tërmeti/ Veliaj lëshon gojën ndaj PD: Idiotët si vigani-shkurtabiqi. Mendojnë për by**ën e tyre

Lapsi.al 26 September 2019
Tërmeti/ Veliaj lëshon gojën ndaj PD: Idiotët si

Erion Veliaj ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë një takimi me këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit që goditi Tiranën dhe Durrësin.

Teksa nuk i kurseu ironitë për opozitën si dhe veprimin e djeshëm të përfaqësuesve të saj që u larguan nga tryeza për Reformën Zgjedhore, siç ishte Ivi Kaso, Veliaj tha se ata mendojnë për by**ën e tyre.

“Ka qenë një moment gjunjëzimi ndaj natyrës tërmeti. Në një hotel tjetër u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; për by**ën e tyre. Ka ardhur nevoja për një tërmet mentaliteti. Si mund të funksionoje politika kështu?! Shpërblim për zjarrfikësit. Këta janë heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina”, tha Veliaj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI