Flash

Shpërndante drogë në Bllok, pranga 19-vjeçarit pas denoncimit të qytetarëve

Lapsi.al 26 September 2019
Shpërndante drogë në Bllok, pranga 19-vjeçarit pas

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi është kapur me disa doza drogë gati për t’i shitur.

Bazuar në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas në zonën e ish-Bllokut dyshohej se shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, efektivët kanë reaguar në kohë, dhe në bashkëpunim edhe me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në zonën e ish-Bllokut dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, iu gjetën në çantën e krahut doza me lëndë narkotike, me peshë 26.4 gramë, gati për shpërndarje.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI