Flash

Brad Pitt, lidhje e re me dizajneren e bizhuterive

Lapsi.al 26 September 2019
Brad Pitt, lidhje e re me dizajneren e bizhuterive

Në jetën e Brad Pitt ka një grua të re, të paktën sipas zërave të fundit. Burime për Us Weekly thonë se aktori është në një lidhje me dizajneren e bizhuterive, Sat Hari Khalsa.

Sipas burimit, Khalsa, 50 vjeçe, është shumë më e thjeshtë se gratë me të cilat ai ka pasur lidhje në të kaluarën. “Ajo është një grua e fortë,” shton po i njëjti burim  “Ka një mendje të pasur. Kjo është ajo që po tërheq aktorin.”

Thashethemet e para për një romancë mes tyre nisën një vit më parë, kur u fotografuan bashkë në Silverlake Conservatory of Music Gala, të organizuar nga Red Hot Chili Peppers. Mendohet se marrëdhënia është ende në hapat e para.

Dizajnerja është themeluese e argjendarisë Amrit, që referuar sanskritishtes, është një fjalë e lashtë marrë nga tekstet e shenjta që i referohet pavdekësisë. Argjendaria, që përgjithësisht bën gjëra të personalizuara, është një nga të preferuarat e Demi Moore, Emma Watson, madje edhe e Jennifer Aniston, ish-gruaja e Brad Pitt. Përpos kësaj, Khalsa është gjithashtu praktikuese e mjekësisë holistike, një formë e mjekësisë alternative që synon të shërojë problemet fizike të njerëzve duke krijuar një ekuilibër midis aspekteve fizike, emocionale dhe shpirtërore.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI