Flash

‘Idiotë që mendojnë për veten’/ PD i përgjigjet Veliajt: Duhet të ishe në burg

Lapsi.al 26 September 2019
‘Idiotë që mendojnë për veten’/ PD i

Nuk u desh shumë që sulmit të Erion Veliajt ti vinte një përgjigje nga rradhët e opozitës.

Në Facebook, Belind Këlliçi nuk i kurseu akuzat për kryebashkiakun tha se Veliaj duhet të ishte në burg për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Mes të tjerash demokrati tha: “Mashtruesi serial e ka humbur qetësinë, sepse pastrimi i parave që po kryen në Tiranë dhe milionat e mbetura peng me Teatrin Kombëtar, do te jene fundi i tij politik”. 

Sot në një takim me këshillin konsultativ të qeverisjes qendrore dhe vendore pas tërmetit që goditi Tiranën dhe Durrësin kryebashkiaku Veliaj sulmoi opozitën.

“Në një hotel tjetër dje u bë teatër, mendojnë për vete dhe ikin nga tryezat. Më falni për shprehjen; për by**ën e tyre. Ka ardhur nevoja për një tërmet mentaliteti. Si mund të funksionoje politika kështu?! Shpërblim për zjarrfikësit. Këta janë heronj, ata që kanë ngelur pa gjumë 72 orë. Jo këta idiotët, vigani-shkurtabiqi, që ikin nga tavolina”, - u shpreh Veliaj.

Tërmeti/ Veliaj lëshon gojën ndaj PD: Idiotët si vigani-shkurtabiqi. Mendojnë për by**ën e tyre 

DEKLARATA 

Erion Veliaj duhet te ishte ne burg per vrasjen e Ardit Gjoklajt! Erion Veliaj duhet te ishte prapa hekurave per vjedhje e korrupsion. Erion Veliaj u rriti cmimin e ujit qytetareve, ndersa rubinetet jane thare. Erion Veliajt i duhet termeti vetem per vjedhjen e rradhes.

Pasi u zhduk ne Londer me leket e atyre me te cilet pastron parate me kullat ne Tirane gjate diteve te termetit, sot kerkon te beje rolin e kllounit si shpetimtar. Ne fakt pas kesaj fytyre te shtirur, fshihet perpjekja per vjedhjen e rradhes, fshihet ankthi per pushtetin qe po i rreshket nga kembet dita dites. Bashke me pushtetin, Erion Veliaj e di mire qe humbet dhe lirine dhe shkon prapa hekurave.

Fytyra e vrerosur e Erion Veliajt sot, tregonte deshperimin nga kushtet e Bundestagut, nder te cilat dhe ligjshmeria e votimeve fasade te 30 qershorit. Mashtruesi serial e ka humbur qetesine, sepse pastrimi i parave qe po kryen ne Tirane dhe milionat e mbetura peng me Teatrin Kombetar, do te jene fundi i tij politik!

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI