Flash

Plagosja në Kamzë, arrestohen 2 vëllezër, i treti në kërkim

Lapsi.al 26 September 2019
Plagosja në Kamzë, arrestohen 2 vëllezër, i treti në

Dy vëllezër u arrestuan ndërsa i treti u shpall në kërkim pasi akuzohen për plagosjen e një 39 vjeçari në Kamzë.

"Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor" informoi policia e Tiranës.

U arrestuan vëllezërit e identifikuar me inicialet G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër A. M., 42 vjeç, të tre banues në Kamzë.

Ata akuzohen për “plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.

Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis).

Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI