Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Spekulimi/ Tahiri do të plasë filmimet kompromentuese në ora 16:00

Lapsi.al 19 September 2019
Spekulimi/ Tahiri do të plasë filmimet kompromentuese në ora

"Mbase dhe Tahiri ka ndonjë kasetë dhe do e shihni këtë në orën 16:00, kur të plasë filmimet” - kjo ishte deklarata e fortë që bëri në Kuvend deputeti i opozitës së re, Myslym Murrizi.

Deklarata vjen kur paralelisht ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është në pritje të vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, që pritet të dalë pikërisht në orën 16:00.

Tahiri sa herë ka qenë në vështirësi ka lëshuar sinjale kërcënuese në formën e shantazhit (lexo më poshtë). Por, deklaratat e Myslym Murrizit shpesh janë karakterizuar apo motivuar nga pasioni i momentit. Dhe pikërisht ky fakt e bën deklaratën e sotme në parlament spekulative.

Pikëpyetja lind nëse gjykata vendos të mbyllë në qeli Tahirin, a do t'i mbajë ai premtimet se 'askush nuk ka parë gjë akoma'? A niset pra Myrrizi nga deklaratat e Tahirit për të aluduar kështu në parlament, apo thjeshtë po i bën jehonë zërave se Tahiri nuk do të 'bjerë pa luftuar'. Gjithçka do të vërtetohet në orën 16:00.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin, por duke qenë se është pranuar kërkesa për gjykim të shkurtuar atij i zbritet 1/3 e dënimit, duke e çuar në 8 vite. ©Lapsi.al 

Lexo më tej: 

Me sytë me lot në sallën e gjyqit, zbulohet gjendja e Tahirit para marrjes së vendimit 

Nga salla e gjyqit/ Shantazhi i fundit i Tahirit për Ramën? 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI