Flash

Ftesa e Ramës për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh aleatët në selinë blu

Lapsi.al 18 September 2019
Ftesa e Ramës për Reformën Zgjedhore, Basha mbledh aleatët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme në orën 18:00 një takim me aleatët e forcës politike që drejton.

Ky takim, që do të zhvillohet në selinë blu vjen pas ftesës së kryeministrit Edi Rama për uljen në një tryezë dialogu për Reformën Zgjedhore. Në një letër publike, drejtuar krerëve të partive të opozitës joparlamentare, shefi i qeverisë kërkonte takim pa kushte për kryerjen e kësaj reforme, që figuron edhe në listën e 9 kushteve të vendosura nga Gjermania për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në letrën drejtuar: Lulzim Bashës, Monika Kryemadhit, Nard Ndokës, Vangjel Dules, Agron Dukës, Dashamir Shehit, dhe Fatmir Mediut, Rama shkruante se "Ju drejtohem publikisht në përpjekjen për të krijuar një hapësirë dialogu e ndërveprimi mes nesh, lidhur me një sfidë të përbashkët të një rëndësie kombëtare, Reformën Zgjedhore. Kundërshtitë tona në aspektin politik janë botërisht të njohura dhe pozicionet respektive, në raport me hapësirën institucionale të vendit po ashtu."

Ndërkaq, në një dalje publike pak më herët, kryedemokrati u shpreh se prioriteti absolut për Shqipërinë është t’i jepet fund krizës politike, duke shtuar se ftesa e Ramës është tallje dhe provokim, për sa kohë ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili në përgjimet e publikuara nga tabloidi gjerman "Bild", dëgjohet të komunikojë me Ymer Lalën, një personi të përfshirë gjerësisht në blerjen e votave.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI