Flash

I kërkonte favore seksuale studentes, pedagogu i Elbasanit përfundon pas hekurave

Lapsi.al 18 September 2019
I kërkonte favore seksuale studentes, pedagogu i Elbasanit përfundon

Pas shoqërimit mbrëmjen e kaluar specialistët për hetimin e krimit ekonomik dhe financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë ndalimin e pedagogut Denis Himçi, 36 vjeç. Pedagogu i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan akuzohet për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndalimi i tij u bë pas transmetimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, ku ky shtetas i kërkonte favore seksuale një studenteje në këmbim të dhënies së provimeve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në videon e publikuar pedagogu Himci shfaqet me një makinë tip “Audi”, ndërsa tregohet këmbëngulës duke i bërë komplimente dhe duke i premtuar vajzës veç marrjes së provimeve, edhe dhurata gjithashtu.

Mallkuar ai që nuk të do ty, të çoj unë për ndonjë masazh. Zëre se unë jam engjëlli yt dhe do t’i plotësoj të gjitha nga A-ja te Zh-ja”, dëgjohet të thotë ndër të tjera pedagogu në video.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI