Flash

Mbrapa Maqedonisë për negociatat/ Atë që Tusk e tha në Shkup por jo në Tiranë

Lapsi.al 17 September 2019
Mbrapa Maqedonisë për negociatat/ Atë që Tusk e tha në

Ç 'farë mesazhi dha në Tiranë Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk? A ndezi ai ndonjë sinjal pozitiv për hapjen e negociatave në 18 tetor? A hodhi ai ndopak dritë mbi ankthin nëse maqedonia na lë pas në rrugën e Integrimit? Po të shohësh pasqyrimin e udhëtimit të tij në Tiranë përmes mediave zyrtare e gjitha duket rozë dhe fare pranë arritjes së objektivit. Por po të shohësh nga një këndvështrim tjetër dhe të përpiqesh të dekriptosh sinjalet e gjuhës diplomatike, situata ngjan pak më ndryshe. Pikërisht këtë ka bërë Lapsi.al duke krahasuar mesazhet që Tusk dha për Shqipërinë dhe Maqedoninë që e vizitoi në të njëjtën ditë. Ne pamë ato që ai ka shkruar me dorën e vet në llogarinë personate në Twiteer.

Pasi takoi kryeministrin Zaev Presidenti i Këshillit të Europës shkroi: "Shkupi është vendi më i mirë i mundshëm ku do të dëshiroja t'u bëj thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian: Tani ju bëni pjesën tuaj. Sepse Maqedonia e Veriut tashmë ka bërë pjesën e saj". Pra mesazhi ëshë i prerë dhe i qartë Maqedonia i ka bërë detyrat, tani kryetarët e shteteve të BE duhet të marrin përgjegjësi.

 

Ndërsa në rastin e Shqipërisë, pas takimit me kryeministrin me atelete , tonet e Presidentit të Këshillit të Europës nuk janë aq të prear dhe pa ekuivoke. Ai nuk i thotë liderve europianë: "bëni detyrën tuaj" si në rastin e Maqedonisë së Veriut. Ai thjeshtë shqipton një formulë politese të stërthënë prej vitesh se hyrja e Shqipërisë në BE është në interesin më të mirë të të gjithë Evropës:"Sepse Evropa nuk do të jetë e qendrueshme dhe e sigurtë pa integrimin e të gjithë Ballkanit në BE. Bëhet fjalë për të ardhmen tonë të përbashkët".

Vetëm duke dekriptuar këto nuanca të gjuhës diplomatike, gjë që nuk e bëjnë mediat e regjimit, mund të arrish të kuptosh se kush është më i avantazhuar në garën e 18 tetorit.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI