Flash

Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Tallje Reforma Zgjedhore me Damian Gjiknurin! Fto edhe Shullazin, Bajrin, Avdylajt

Lapsi.al 18 September 2019
Basha i përgjigjet ftesës së Ramës: Tallje Reforma Zgjedhore

Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Edi Rama, i cili kërkoi sot takim pa kushte për Reformën Zgjedhore, duke thënë se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Damian Gjiknurin, i cili është pjesë e dosjes “184”.

Sipas Lulzim Bashës, një ftesë e tillë është tallje dhe provokim, ndërsa me ironi i kërkoi Ramës që të ftojë edhe disa nga krerët e bandave, si Emiljano Shullazin, Bajrin, Avdylajt, etj.

"Zgjidhja e plotë për Shqipërinë dhe për lajmin pozitiv për integrim duhet të vijë vetëm nga zgjidhja e krizës politike. Nuk mund të fshihemi pas ftesës, që është ajo me një individ si Damian Gjiknuri, i përfshirë në dosjen 184. Atëherë le të ftojnë dhe Shullazin, Bajrin, Avdylajt, sepse kjo është një tallje, një provokim për të gjithë shqiptarët." - u shpreh Basha.

"Reforma Zgjedhore është shumë e rëndësishme, opozita ka përgatitur një platformë për këtë reformë, që duhet të përfshijë një transformim të thellë politik, ku të mos përsëritet kurrë më një krizë e tillë. Opozita po përgatit platformën e saj, që do ta diskutojë me gjithë grupet e interesit dhe qytetarët shqiptarë.

Hapi i parë për zgjidhjen e krizës duhet të jetë pranimi i krizës, kjo mund të shtojë bazën drejt një rrugëdalje nga kriza. Një reformë zgjedhore të plotë, që do ta bëjë politikanin shërbëtor të interesit publik dhe jo përfitues të të mirave materiale." - shtoi ai.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI