Flash

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon zgjatjen e afateve të hetimit për grupin Bajri

Lapsi.al 18 September 2019
Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon zgjatjen e afateve të

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon zgjatjen e afateve të hetimit për grupin Bajri.

Kërkesa i është dërguar gjykatës. Më datë 20 shtator do zhvillohet ku gjykata do të vendosë nëse do të zgjasë afatin e hetimit për Safet Bajrin dhe të arrestuarit e tjerë.

Shtatorin e kaluar në operacionin e koduar “Oaz”, policia dhe prokuroria shkatërruan një nga grupet më të fuqishme të botës së krimit që vepronte në Shkodër dhe jashtë vendit.

Hetimi nisi nga Krimet e Rënda në prill 2018, pak kohë pasi Shkodra ishte tronditur nga një shpërthim me lëndë plasëse me objektiv Lulzim Kullën, u mbyll me 11 persona të arrestuar. 4 nga anëtarët e grupit ishin prangosur në fillim të shtatorit, gjatë kontrolleve të shumta të policisë.

Përveç të prangosurve si ushtarë, mes të arrestuarve janë edhe Safet Bajri, i konsideruar mes njerëzve kryesorë të bandës dhe i vëllai Ilir Rustemi, gjithashtu me të njëjtin rol.

Një tjetër personazh kyç në grup është edhe Behar Bajri, i arrestuar në Roterdam, pasi ai u largua më shumë se një javë më parë nga Shqipëria. Informacioni për të u është përcjellë autoriteteve të huaja dhe në bashkëpunim me partnerët përfundoi në pranga. Behar Bajri u ekstradua nga Holanda në korrik të këtij viti.

“Është provuar në javët e fundit se anëtarët e këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër”, theksoi Veliu pas operacionit

Grupi Bajri, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në Evropë dhe paratë e fituara nga ky aktivitet i investonin brenda vendit.

E provuar sipas prokurorisë është edhe akuza për dy vrasje, sikurse edhe e 15-vjeçares Fabiola Bajri, bashkëjetuese e njërit prej të dyshuarve. Vrasja e saj u raportua si vetëvrasje 20 vjet më parë, edhe pse gruaja ishte qëlluar me një plumb, ndërsa edhe pas të shtënave arma u gjet me fishekë gati për qitje. Krimi i dytë dyshohet se është kryer për shkaqe banale.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI