Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Me sytë me lot në sallën e gjyqit, zbulohet gjendja e Tahirit para marrjes së vendimit

Lapsi.al 19 September 2019
Me sytë me lot në sallën e gjyqit, zbulohet gjendja e Tahirit

Ish-ministri Saimir Tahiri ishte thuajse në lot në sallën e gjyqit. Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala teksa po intervistonte avokatin e ish-ministrit Maks Haxhinë. Kjo deklaratë u kundërshtua nga avokati i cili tha se Tahiri nuk ishte në lot dhe ka treguar se është burrë.

“Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij. Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë. Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina. Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme”, tha Haxhia.

Tahiri doli nga gjykata i buzëqeshur, edhe pse brenda sallës e kishin kapluar emocione të forta. Mësohet se ish-ministri Tahiri ka vendosur të mos largohet nga Krimet e Rënda derisa të njihet me vendimin e gjykatës. Tahiri është ulur te kafja e gjykatës dhe po pret vendimin e orës 16:00. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI