Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Tahiri del i qeshur në pritje të vendimit, por çfarë mesazhesh të koduara dha brenda sallës së gjyqit

Lapsi.al 19 September 2019
Tahiri del i qeshur në pritje të vendimit, por çfarë

Gjykata e Krimeve të Rënda është tërhequr për të dhënë në ora 16:00 vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ky i fundit ka dalë i qeshur nga seanca gjyqësore, e nisur rreth orës 10:00.

Kujtojmë që Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite për ish-ministrin, i cili ka përfituar gjykim të shkurtuar, duke iu ulur dënimi në 8 vite.

Saimir Tahiri ka bërë mbrojtjen vetë para trupit gjykues, ndërsa nuk ka lënë pa shigjetuar edhe kolegë të tij, dikur në qeveri. Edhe pse nuk përmendi emrin, ish ministri Tahiri, shigjetoi pasardhësin e tij në ministrinë e brendshme Fatmir Xhafaj ndërsa tha se ai po gjykohet pse shiti makinën, ndërsa të tjerë që i kanë vëllezërit trafikantë, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.

“Ndodhem këtu si i pandehur se i shita makinën një personi, ndërkohë që njoh plot njerëz e ka plot të tillë që s’mbajnë përgjgje si edhe për vëllezër trafikantë. Ju po më mbani këtu për interesa që vetëm ju mund të mi shpjegoni” është shprehur Tahiri në sallën e gjyqit, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Edhe në sallën e gjyqit mësohet se Tahiri përçoi mesazhe të koduara, që duket se janë për anëtarët e qeverisë, teksa tha shprehjet e tij të preferuara “nuk keni parë gjë akoma”, apo “nuk ka bir…”.

Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI