Flash

Kultivim kanabisi, 8 të arrestuar në Krujë

Lapsi.al 19 September 2019
Kultivim kanabisi, 8 të arrestuar në Krujë

Tetë persona janë arrestuar në Krujë dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Ndërsa është proceduar edhe kryeplaku i fshatit Gramëz.

Policia zhvilloi dy operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike, të koduar "Arrameras 3" dhe "Gramëz 2".

Të arrestuarit e operacionit "Arrameras 2"

E. S., 32 vjeç, banues në Arramerras, Fushë - Krujë;

Y. S., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë - Krujë;

Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi A. S., 50 vjeç , banues në Arrameras, Fushë - Krujë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm u konstatua se në në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike Canabis Sativa, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 200 bimë Cannabis Sativa në banesat e shtetasve E. S., Y.S. dhe A.S., një krehër automatiku model 56 dhe 50 fishekë model 7.62 mm, në banesën e shtetasit A. S", sqaron policia.

Të arrestuarit e operacionit "Gramza 2"

A. C., 26 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

R. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

Gj. C., 46 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

G. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

Gj. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë;

L. S., 50 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç, banues në Gramëz , Fushë - Krujë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve të mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa, 9 kg boçe Cannabis Sativa, 1 fishek model 56, kalibër 7.62 mm", thotë policia.

Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lire, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" shtetasi Gj. L., 53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë - Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Me sytë katër

PAPARAZZI