Pas një maratone të gjatë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur rreth orës 21.50 të së enjtes vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Treshja e gjykatësve e ka shpallur fajtor duke e denuar fillimisht me 5 vjet burg politikanin 39-vjeçar vetem per "shperdorim detyre".
Por ai nuk do te shkoje ne burg, pasi vepra eshte rikualifikuar dhe do te punoje 3 vjet ne sherbim prove ne komunitet. Mesohet se kane rene te gjitha akuzat per "trafik droge" dhe "bashkepunim ne grup te strukturuar kriminal" dhe do te denohet vetem per "shperdorim detyre".
Tahirit i eshte ndaluar te ushtroje funksione publike per 5 vjet.
Për verdiktin, trupi gjykues ishte terhequr per vendim që prej orës 13:00. Procesi u ndoq nga afër edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane.
Vendimi për Tahirin u mor nga Flora Hajredinaj (foto), kryesuesja e trupës së gjyqtarëve, e cila ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit.
Ajo pati në trupin gjykues Irena Gjokën, e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, dhe gjykatësin Ardit Mustafaj, i cili ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit.

Lexo më tej:
Historia e lidhjes të Tahirit me trafikantët Habilaj
Akuzat që artikuloi prokuroria për Grupin e stukturuar kriminal
Sipas prokurorëve, nga përgjimet, gjuha e përdorur mes të dyshuarve dhe kronologjia e drogës së trafikuar apo kultivuar, provohet se ata kishin garanci dhe se ndihmoheshin nga lart. Akuza pretendoi se ka prova që lidhin ish-Ministrin e Brendshëm me vëllezërit Moisi e Floirian Habilaj si ç' janë përgjimet në të cilat përmendet “shefi i madh”.
Një argument tjeter përgjimet e realizuara nga anti-mafia italiane në të cilat Moisi Habilaj dhe partnerët e tij përmendin ish-ministrin e Brendshëm dhe po ashtu aludojnë për dhurata në bizhu për të afërmit e tij. Prokuroria përmendi dëshmitë e dy shitësve italianë dhe njëkohësisht edhe dy biseda të një personi të tretë, pjesë e grupit që i mburrej dikujt për afërsinë e Habilajve me ministrin.
Po ashtu prokuroria thekson angazhimin e vëllezërve Habilaj në rregullimin e një skafi që ishte përdorur nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për të shkuar me pushime. Prokuroria paraqiti si provë faktin se Moisi Habilaj ishte paraqitur në një prej pikave hyrëse në vend me dokumente të skafit ku emri i ish-ministrit ishte shënuar si kapiten dhe po ashtu rezultonte si personi që kishte paguar disa prej shpenzimeve të personave për rregullimin e skafit në Itali.
Sipas prokurorisë përgjimet dhe provat e tjera tregonin se mes palëve kishte pasur kontakt dhe njohje. Në tërësi për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela prokuroria kërkoi 12 vjet burg, të cilave u zbriten 4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar. ©LAPSI.al