Flash

Edhe në Kosovë del një kandidat për deputet me të shkuar kriminale

Lapsi.al 7 September 2019
Edhe në Kosovë del një kandidat për deputet me të

Haki Raqi nuk do të jetë kandidat i LDK’së për deputet. Ky është vendimi i Isa Mustafës pasi u raportua se ai është i dënuar për vepra penale.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raqi”, ka shkruar Mustafa në një reagim.

Raqi bashkë me dy zyrtarë të tjerë të Obiliqit kishin nënshkruar marrëveshje të pranimit të fajësisë me Prokurorinë, më 8 dhjetor 2015, ndërsa përmban nënshkrimet e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinës, prokurores së rastit dhe 3 të akuzuarve.

Me këtë marrëveshje është përcaktuar që prokurori i shtetit t’ia bëjë me dije gjykatës se të akuzuarit Zejnullah Krasniqi, Haki Raqi dhe Bajram Paloji pajtohen të dënohen me burgim prej 5 muajve, në mënyrë që ai me pëlqimin e tyre të shndërrohet në dënim me gjobë siç është përcaktuar me dispozita ligjore.

Gjykata pranoi sot këtë marrëveshje mes prokurorisë dhe 3 të akuzuarve./Ekspress

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI