Flash

Marrin peng taksistin dhe i zhvasin eurot, arrestohet përgjegjësi i lokalit dhe 3 të tjerë në Elbasan

Lapsi.al 6 September 2019
Marrin peng taksistin dhe i zhvasin eurot, arrestohet përgjegjësi i

Në Elbasan një taksist është vjedhur me dhunë dhe mbajtur peng për disa orë në një lokal. Policia njofton se është marrë peng shtetasi A.V., i cili punonte si taksist, si dhe i janë zhvatur 2000 euro.

Ndërkohë, në pranga kanë rënë përgjegjësi i lokalit, 33-vjeçari Th. B., si dhe shoku i tij, 42-vjeçari E. S. Sipas policisë, këta dy persona, kur kanë parë që taksisti kishte një shumë eurosh, e kanë vjedhur me dhunë dhe e kanë mbajtur peng për disa që të mos tregonte.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal, në fshatin Katund i Ri, ndërsa në pranga kanë rënë edhe dy kamerierët e lokalit, për deklaratë të rreme e veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës.

Të këshilluara

Masakra në Prishtinë, identifikohet viktima

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Prishtinën, në orët e pasdites së sotme. Katër persona u qëlluan me breshëri kallashnikovi, njëri prej...

19:09

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI