Flash

"300 mijë vende pune"/ Basha i kujton Ramës premtimin e pambajtur

Lapsi.al 6 September 2019
"300 mijë vende pune"/ Basha i kujton Ramës premtimin e

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, kundrejt të cilit drejton gishtin e përgjegjësisë për “vjedhjen e Shipërisë me klientët e tij ”.

Në një postim të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Basha nëpërmjet një video-mesazhi kujton premtimin elektoral të vitit 2013 të shefit të qeverisë, për hapjen e 3 mijë vendeve të reja të punës, kur në fakt “përzuri më shumë se 300 mijë shqiptarë”.

“Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës“, shkruan bashkëngjitur video-mesazhit kryedemokrati.

Postimi i plotë:

Premtoi 300 mijë vende pune, por i përzuri nga Shqipëria më shumë se 300 mijë shqiptarë.

Miliarda euro janë vjedhur, abuzuar dhe shpërdoruar nga Hajduti Psiqik këto 6 vjet, të gjitha kanë përfunduar në xhepat e Edi Ramës dhe klientëve të tij ose janë shpërdoruar për tekat e tij në fasada dhe lluks.

Shqiptarët janë pa punë sepse ekonominë dhe mundësitë ekonomike i kanë marrë oligarkët dhe klientët e Edi Ramës. Që të hapim vende pune dhe mundësi për njerëzit, duhet të largojmë bandën e grabitqarëve dhe Hajdutin Psiqik. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1146396808882275/?v=1146396808882275

Të këshilluara

Masakra në Prishtinë, identifikohet viktima

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Prishtinën, në orët e pasdites së sotme. Katër persona u qëlluan me breshëri kallashnikovi, njëri prej...

19:09

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI