Flash

Raporti i OSBE për zgjedhjet, Meta 'flet' përmes zëdhënësit: Fajin e ka ODIHR që s'punon në të zezë, por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë

Lapsi.al 5 September 2019
Raporti i OSBE për zgjedhjet, Meta 'flet' përmes

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar lidhur me raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një postim në facebook, Blushi shkruan: "Të gjitha portalet që punojnë në të zezë paskan futur Presidentin në listën e zezë. Tani pritet që gruaja e Bilalit t'u japë dhe lajmin e heqjes së vizës. Ha ha ha! Fajin e ka ODIHR që nuk punon në të zezë por e ka gdhendur me të zeza në të bardhë".

OSBE/ODIHR deklaroi në raportin përfundimtar se zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri u mbajtën pa marrë shumë në konsideratë interesin e elektoratit.

Opozita vendosi të mos marrë pjesë, kurse qeveria u tregua e vendosur për t’i mbajtur zgjedhjet pa opozitën, thekson raporti.

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike” - thuhet në raport.

Misioni i ODIHR-it për Vëzhgimit të Zgjedhjeve vlerësoi me këtë raport përfundimtar përputhjen e zgjedhjeve shqiptare me angazhimet e OSBE-së, detyrime dhe standarde të tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike dhe me legjislacionin kombëtar.

OSBE/ODIHR pati rreth 250 vëzhgues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit në Shqipëri, dhe raporti pritej me shumë interes nga publiku dhe partitë politike.

Të këshilluara

Masakra në Prishtinë, identifikohet viktima

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që tronditi Prishtinën, në orët e pasdites së sotme. Katër persona u qëlluan me breshëri kallashnikovi, njëri prej...

19:09

Masakër në Prishtinë, 4 të vrarë

Para pak minutave ka ndodhur një vrasje e katërfishtë në njërën nga lagjet e Prishtinës. Raportohet për katër viktima. Në fotografitë që ka siguruar Express shi...

16:02

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI