Flash

Vrasja në Bulqizë, Policia merr në mbrojtje familjen e autorit që vrau 21-vjeçarin

Lapsi.al 5 September 2019
Vrasja në Bulqizë, Policia merr në mbrojtje familjen e autorit

Bulqiza është tronditur sot nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr banal  mes të rinjsh përfundoi me vdekjen e një  21-vjeçari. Ai u godit me thikë nga bashkëmoshatari e tij.

(Viktima) 

Pasi janë konfliktuar verbalisht, autori i dyshuar, 22-vjeçari Fatjon Keta, ka nxjerrë thikën dhe më pas ka goditur të riun, Arlind Pasha. Ky i fundit ka humbur jetën rrugës për në spital.

Kur kanë kaluar disa orë nga vrasja  e të riut, Policia e Bulqizës ka zbarkuar në terren duke marrë në mbrojtje shtëpinë e autorit, me qëllim parandalimin e ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga familjarët e 21-vjeçarit, i cili mbeti viktimë e një sherri banal. Nga të dhënat e para dyshohet se autori rezulton me probleme mendore.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI