Flash

Ndahet nga jeta djali i futbollistit legjendar Cafu

Lapsi.al 5 September 2019
Ndahet nga jeta djali i futbollistit legjendar Cafu

Djali i legjendës braziliane Cafu është ndarë nga jeta në moshën 30 vjeçare ndërsa luante futboll.

Sikurse raportojnë mediat në Brazil, Danilo Feliciano de Moraes pësoi një atak në zemër të mërkurën gjatë një loje futbolli me miqtë e tij. Thuhet se Danilo u ankua se nuk ndjehej mirë pas 10 minutash nga fillimi i ndeshjes, dhe u dërgua mënjëherë në spitalin Albert Einstein të Sao Paulos. Më vonë, Paulo Sergio, një ish shok i skuadrës dhe mik i Cafu, konfirmoi ndarjen nga jeta të 30-vjeçarit. Komuniteti i futbollit brazilian i ka ofruar mbështetje familjes së Cafu, ndërsa homazhet dhe mesazhet e ngushëllimit vazhdojnë të postohen nga klubet e futbollit në rrjete sociale. Real Madrid gjithashtu shprehu ngushëllimet në Twitter për këtë humbje të Cafu. “El Real Madrid C. F. shpreh keqardhjen e thellë për ndarjen nga jeta të Danilo, djalin e legjendës së futbollit brazilian @officialcafu” -shkroi klubi LaLiga. “Klubi dëshiron të përcjell ngushëllimet e tij për Cafu dhe familjen e tij në këto momente të vështira.” Përveç Danilo-s, Cafu ka edhe dy fëmijë të tjerë, me të cilët ka pozuar me fillim të këtij viti në një foto të shpërndarë në rrjete sociale.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI