Flash

Balla zbulon planin: Shkodra do drejtohet nga një nënkryetar

Lapsi.al 4 September 2019
Balla zbulon planin: Shkodra do drejtohet nga një nënkryetar

Voltana Ademi vazhdon të drejtojë Bashkinë e Shkodrës, pasi PD-ja i dogji PS-së kandidatin Valdrin Pjetri. Por numri II i socialistëve, Taulant Balla thotë se shumë shpejt Ademi do largohet pasi Këshilli Bashkiak i Shkodrës do të vendosë që bashkia të drejtohet nga një n/kryetar, deri në realizimin e zgjedhjeve të pjesshme.

Duke folur për TvKlan, Balla u shpreh: “Do të emërohet një nga nënkryetarët. Nëse nuk e ka bërë akoma Këshilli Bashkiak i Shkodrës duhet ta bëjë”.

Ngërçi i krijuar me rastin e Shkodrës, thotë Balla, do të reflektohet me ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Kodi Zgjedhor duhet reformuar edhe në pika të tjera, por Balla thotë se ndryshimet do të jetë vetëm sipas rekomandimeve të OSBE dhe jo me ndryshimin e sistemit, siç kërkon opozita parlamentare.

Veç Shkodrës, zgjedhjet vendore mund të përsëriten edhe ne Vorë. Taulant Balla nuk i komenton akuzat e opozitës për Agim Kajmakun se ka fshehur arrestimin në Greqi, por thotë se socialistët janë në pritje të përfundimit të verifikimeve nga organet kompetente dhe siguron socialistët nuk do të behën mburojë e askujt.

Të këshilluara

Kapen 350 kg drogë në portin e Selanikut

Një sasi e madhe droge është zbuluar në portin e Selanikut. Rreth 350 kg kokainë u gjetën në kontejnerë me banane që vinin nga Kolumbia. Zbulimi u bë nga ...

15:08

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI