Flash

Nga Fushë-Kruja për të vjedhur banesën në Tiranë, kapen hajdutët

Lapsi.al 4 September 2019
Nga Fushë-Kruja për të vjedhur banesën në Tiranë,

Parandalohet një vjedhje banese në Tiranë.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën e terminalit të autobusëve të jugut. Në kuadër të operacionit të koduar “Jail” nga Komisariati i Policisë Nr.6, në pranga ranë dy persona, përkatësisht shtetasit me inicialet Xh. H., 22 vjeç dhe B. Z., 22 vjeç, lindur dhe banues në Fushë-Krujë, të dy banues në Fushë-Krujë. Burime nga policia bënë me dije se dy të rinjtë akuzohen edhe për 4 vjedhje të tjera.

Këta shtetas janë kapur dhe arrestuar në flagrancë nga shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 në momentin që po tentonin të vidhnin banesën e shtetases E. B., në zonën e terminalit të autobusëve të jugut. Në momentin e kapjes në flagrancë policia iu ka gjetur dhe sekuestruar një shumë lekësh të sapo vjedhura në banesë dhe sendet me të cilat bën thyerjen e banesës.

Gjithashtu nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë të dyshuar edhe të katër vjedhjeve të mëposhtme:

-Vjedhjes së banesës me qira të shtetases E. N., të ndodhur më datë 04.08.2019;

– Vjedhjes së ndodhur më datë 06.08.2019, ku shtetasit B. K., në rruga “Shaban Bardhoshi” i kanë vjedhur varësen e floririt;

– Vjedhjes së banesës së shtetasit B. Sh., të ndodhur më datë 18.08.2019;

– Vjedhjes së banesës të shtetasit H. P., të ndodhur më datë 05.07.2019.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI