Flash

Opozita fasadë e Ramës vendos kusht për reformën zgjedhore: Të largohet Damian Gjiknuri nga komisioni

Lapsi.al 4 September 2019
Opozita fasadë e Ramës vendos kusht për reformën zgjedhore:

Opozita parlamentare kërkon, Largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore, ndërsa kryefjalë sipas tyre duhet të jetë ndryshimi I sistemit. Deputeti I opozitës së djathtë parlamentare, Alban Zeneli, tha se pa kryer një reforme të thelle zgjedhore, parlamenti nuk ka bërë asgjë.

Opozita parlamentare kërkon largimin e Damian Gjiknurit nga komisioni i reformës zgjedhore. Deputeti Alban Zeneli, kërkoi që kjo reformë të jetë detyrim parësorë, në sesionin ri politik, ndërsa ai renditi disa kushte në këmbim të votës pro, përfshirë ndryshimin e sistemit.

"Largimi i menjëhershëm i Damian Gjiknurit nga bashkëkryesimi i komisionit parlamentar të reformës zgjedhore është detyrim parësor i të gjithë neve në këtë sesion parlamentar. Reforma zgjedhore duhet të jetë kryefjala e të gjithë politikës shqiptare dhe e këtij Kuvendit , jo vetëm për fasadë siç është përdorur e po përdoret edhe sot. Po kryer një reformë të vërtetë zgjedhore ne nuk kemi kryer asgjë. Një njeri i akuzuar dhe i dëgjuar si i përfshirë në krim elektoral nuk mund të mbajë pozicionin e bashkëkryetarit të komisionit të reformës zgjedhore", tha deputeti Alban Zeneli.

Reforma zgjedhore kërkon 84 vota në kuvend, ndërsa partia socialiste i ka të nevojshme votat e deputeteve te opozitës se re.

Të këshilluara

Kapen 350 kg drogë në portin e Selanikut

Një sasi e madhe droge është zbuluar në portin e Selanikut. Rreth 350 kg kokainë u gjetën në kontejnerë me banane që vinin nga Kolumbia. Zbulimi u bë nga ...

15:08

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI