Flash

U akuzua si vrasës me pagesë i ish-policit, Apeli liron Gjergj Cukalin

Lapsi.al 4 September 2019
U akuzua si vrasës me pagesë i ish-policit, Apeli liron Gjergj Cukalin

Gjergj Cukali, i dyshuar si vrasës me pagesë i ish-policit Arben Bilali, 50 vjeç, i cili u ekzekutua në mesditën e 30 janarit të këtij viti në zonën e Selitës, ka fituar lirinë falë një vendimi të Gjykatës së Apelit.

Cukali u arrestua katër muaj pas vrasjes së Bilalit, pas identifikimit të kryer nga Prokuroria në sajë të hetimeve intensive dhe të gjurmëve të gjetura në automjetin e përdorur për ekzekutimin e viktimës. Në krye të herës, u komunikua se identifikimi i Cukalit ishte bërë nga analizat e ADN-së të marra nga një shishe uji e gjendur në makinën e përdorur pas vrasjes së 50-vjeçarit.

Gjykata e Tiranës i kishte çmuar të plota provat dhe për këtë arsye e kishte lënë të dyshuarin në masën “arrest me burg” për akuzën e vrasjes me paramendim.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit nuk është pajtuar me këtë vendim, duke caktuar ndaj Cukalit masën e detyrimit me paraqitje.

I vetmi i ndaluar për vrasjen e ish-policit Bilali, i cili u qëllua me breshëri plumbash në derë të banesës së tij, është  Arben Xhetani, një ish i dënuar për vjedhje, i cili dyshohet se ka siguruar mjetet për të kryer vrasjen, si edhe ka planifikuar krimin përmes vëzhgimit të lëvizjeve të viktimës.

policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ish-policit Arben Bilali me 30 janar të këtij viti. Policia vuri në pranga Gjergj Cukalin, i njohur dhe si i forti i Myslym Shyrit, person i njohur për policinë. Arrestimi i Cukalit u krye në zonën e "Vasil Shantos".

 

 

 

Të këshilluara

Kapen 350 kg drogë në portin e Selanikut

Një sasi e madhe droge është zbuluar në portin e Selanikut. Rreth 350 kg kokainë u gjetën në kontejnerë me banane që vinin nga Kolumbia. Zbulimi u bë nga ...

15:08

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI